Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova duhet ta mbyllë kapitullin e konfliktit me Serbinë në një formulë të përhershme dhe të qëndrueshme.
Ai në një intervistë për EWB thotë se anëtarësimi në BE dhe NATO, e cila është një dëshirë e 92% e popullsisë së Kosovës, është e pakuptimtë derisa të zgjidhen çështjet e hapura bilaterale.
“Kosova me Serbinë ka shumë çështje, nga trashëgimia e luftës, si të zhdukurit dhe reparacionet e luftës, ndaj çështjeve më bashkëkohore. Disa nga këto çështje po trajtoheshin në dialog në Bruksel, por ka ardhur koha për zgjidhjen përfundimtare dhe ligjore. Unë jam kundër kufijve etnikë. Por unë nuk jam edhe naiv. Unë e di se Serbia preferon t’i tërheqë këmbët në njohjen e pashmangshme të Kosovës. Ata do të dëshironin të ruanin status-quo, por ky harbim nuk është i mundur për të ruajtur më’, u shpreh ai.
Për më tepër, kreu i vendit tonë tha se duhet të përcaktuar kufirin e gjatë 400 km midis Kosovës dhe Serbisë.
I pyetur nëse marrëveshja e re mbi korrigjimin e kufijve do të zëvendësojë marrëveshje të caktuara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në dialogun në Bruksel, sidomos sa i përket formimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, Thaçi tha se fajtor për vonesa në këtë drejtim vijnë kryesisht nga Serbia.
Kreu i vendit ka folur edhe për liberalizimin e vizave, duke thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet, por tash presin që Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare të njohin përparimin dhe përkushtimin e madh të Kosovës.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...