Juristi dhe analisti politik, Dastid Pallaska, ka thënë se prapa përpjekjejes për shfuqizimin e Gjykatës Speciale qëndrojnë udhëheqësit e shtetit, me në krye presidentin e vendit, Hashim Thaçi.
Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, sipas Pallaskës, edhe mund të konsiderohet themelues i kësaj gjykate.
Në “Rubikon” të KTV’së, Pallaska është shprehur se Thaçit e të tjerëve iu ka shkuar keq ruleti rus – se iu ka ngelur plumbi në revole.
“Thaçit edhe liderëve të tjerë nuk iu ka ecur mirë. Atyre iu ka shkuar keq ruleti rus”, ka thënë ai.
“Është shumë e thjeshtë, ai dhe liderët e tjerë me krimet e luftës e kanë luajtur ruletin rus tash e 19 vite”, është shprehur Pallaska.
“Ata kanë qenë në gjendje që t’i sakrifikojnë edhe shokët e luftës. Këtë e kanë bërë vetëm për ta shpëtuar veten nga akuzat për krimet në luftë”, ka thënë ai.
“Por, tani ka ardhur puna te plumbi i vetëm në revole”, ka shtuar Pallaska.
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...