Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë sot në shënimin e 50 vjetorit të themelimit të Institutit të Historisë “Ali Hadri”.
Presidenti Thaçi, tha se një ndër institucionet më të rëndësishme shkencore të Kosovës padyshim se është Instituti i Historisë, dhe se meriton të vlerësohet për kontributin që ka dhënë.
“Pesëdhjetë vjet veprimtari e Institutit të Historisë meriton të vlerësohet si kontribut për ndriçimin e ngjarjeve nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe historia e popullit shqiptar për liri dhe emancipim kombëtar, politik dhe kulturor” tha presidenti Thaçi.
Duke vlerësuar lart kontributin e këtij Instituti në periudha të ndryshme të vendit, kreu i shtetit, tha se rrugëtimi dhe fati i Institutit të Historisë së Kosovës, ishte rrugëtim i vet Kosovës nëpër të gjitha periudhat që ka kaluar që nga themelimi i Institutit me sfidat, ballafaqimet, vështirësitë, me rreziqet, me ndjekjet, me burgosjet, diferencimet deri në ngadhënjimin përfundimtar të së vërtetës për Kosovën.
Midis përpjekjeve për të thënë të vërtetën dhe shtrëngesave ideologjike, Instituti i Historisë ngadhënjeu.
Duke vlerësuar lart figurën e historianit, emrin e të cilit e mban vetë Instituti i Historisë, presidenti Thaçi, tha “Ali Hadri e ndjeu peshën e diferencimit dhe anatemimit nga politika komuniste jo vetëm jugosllave.
Ai më tej tha se reformimi i institucioneve shkencore dhe kulturore është para së gjithash reformim i mendimit, i qasjeve metodologjike dhe ndërdisiplinore.
“Kosova tashmë është një vend demokratik dhe të gjitha pengesat dhe detyrimet ideologjike të shkruarit të historisë sipas porosisë kanë përfunduar një herë e përgjithmonë’, vijoi presidenti Thaçi.
Ai tha se është mundësia e rishkrimit të historisë mbi bazën e objektivitetit dhe saktësisë shkencore.
“E them këtë për arsye se ende mendohet se mund të bëhet edhe më tepër për të zbërthyer të vërtetën e plotë edhe të kontributit të Kosovës në rolin e pavarësisë së Shqipërisë, rolin e Kosovës të periudhës në mes dy luftërave botërore, por para së gjithash, tash flas pak edhe si historian jo në grada ta larta shkencore”, shtoi Thaçi.
Ekzistojnë të gjitha parakushtet që të tjerët të mos krijojnë modele të pasqyrimit të historisë sonë.
“Gjithashtu dua të potencoj dhe duhet të tejkalohet mendoj edhe qëndrimi i disa historianëve të huaj që janë agjenda kryekëput politike, të katedrave të ndryshme, të cilat apriori i përgatisin studiuesit e rinj që i këshillojnë që të mos bazohen qind për qind në burimet e historiografisë shqiptare. Ata hapin ide të ndryshme, teza të ndryshme, krejt dezinformuese prej Skënderbeut e deri në ditët e sotme të historisë së kombit shqiptar”, tha presidenti Thaçi.
Duke iu premtuar përkrahjen e institucioneve të shtetit të Kosovës për të vërtetën dhe historinë e kombit tonë, presidenti Thaçi tha se meriton të thuhet e vërteta e pandikuar politikisht, ideologjikisht.
“Është një histori e pasur, e lavdishme, histori që meriton për të thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, pa ideologji, pa ndikime politike, pa ndikime rajonale, për historinë në përgjithësi, por edhe për personalitete që i kanë pri çlirimit të Kosovës, bërjes së Kosovës së pavarur, bërjes së Shqipërisë dhe bërjes së kombit shqiptar”, shtoi ai.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...