Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë i kishte kërkuar Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta që t’iu jap nënshtetësinë shqiptare qytetarëve të Kosovës në mënyrë që të lëvizin lirshëm nëpër vendet e BE-së.
Ky i fundit një gjë të tillë e kishte komentuar duke thënë se nuk është zgjidhje kjo, ndonëse nuk do të paraqiste ndonjë problem për Shqipërinë.
Meta, gjatë takimit me Thaçi në Prishtinë pati thënë se ‘nuk është zgjidhje që të merret pasaporta shqiptare, por zgjidhja është te kalimi i këtij problemi’. Sipas Metës ‘është e domosdoshme të kalohet çështja e demarkacionit se kjo është e rëndësishme jo vetëm për vizat, por edhe për të ardhmen euroatlantike të Kosovës’.
Një gjë të tillë e komentoi edhe kryeparlamentari i Shqipërisë, GramozRuçi, në vizitën që i bëri Kosovës këtë javë, duke thënë se kjo çështje nuk duhet të zgjidhet mes shqiptarëve.
Portali arbresh.info ka kontaktuar me Presidencën e Kosovës për të marr një përgjigje lidhur me këto deklarata të zyrtarëve të lartë shtetëror të Shqipërisë.
Mirëpo, Adil Behramaj nga Presidenca, në një përgjigje për portalin arbresh.info ka thënë se nuk i komentojnë këto deklarata.
ImerMushkolaj, analist për çështje politike ka thënë për arbresh.info se me këtë kërkesë që pati bërë Presidenti Thaçi po mundohet që dështimin e tij ta hedh diku tjetër.
“Dështimet e veta në çështjen e liberalizimit tëvizave, Hashim Thaçi nuk mund t’i arsyetojë duke kërkuar pajisjen e kosovarëve me pasaporta të Shqipërisë. Kjo është një përpjekje që përgjegjësinë e vet për dështim ta hedh diku tjetër”, ka thënë ai.
Mushkolaj thotë se kosovarët nuk janë pakicë që të pajisen me pasaporta tjera.
“Thaçi është përgjegjësi kryesor pse qytetarët e Kosovës kanë mbetur të izoluar. Shqipëria është shtet i pavarur, sikurse edhe Kosova dhe kosovarët nuk janë pakicë që të pajisen me pasaporta të shtetit shqiptar”, është shprehur ai.
Ndërkaq, analisti Blerim Burjani thotë se BE nuk e lejon një gjë të tillë.
“Kosova është shtet i pavarur dhe për lëshim të pasaportave shqiptare për kosovarët gjasat janëzero sepse këtë nuk do ta lejojë BE. Kjo është më tepër shenjëpakënaqësie sesa realitet, sepse këto janë politika që i udhëheq Bashkimi Evropian”, ka theksuar ai.
Burjani thotë se më shumë do të ishte zgjidhje që shteti i Kosovës të inicioj ndonjë marrëveshje individuale me disa shtete ku jetojnë bashkatdhetarët që t’u mundësohet kosovarëve të lëvizin lirshëm.
“Mendoj se më e drejt do të ishte që Kosova të bëjë ndonjë marrëveshje individuale me shtetet ku kemi bashkatdhetarë si shembull Gjermani, Zvicër, Belgjikën, Italinë, që këto vende t’ua mundësojnë kosovarëve lëvizjen e lirë. Pra gjërat nuk duhet të bëhen me inate por me propozime konkrete e zgjidhje sepse askush në BE nuk është përgjegjës që Kosova nuk e ka nënshkruar marrëveshjen me Malin e Zi”, thotë Burjani.
BE insiston se ratifikimi në Kuvend i Demarkacionit me Malin e Zi është kushti kryesor që ka mbetur për Kosovën për të fituar liberalizimin e vizave. /V.Berisha/arbresh.info/
Nisë protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë n...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi