Google ADS

Thaçi, i sigurtë se qytetarët do ta votonin për president

12:24 | 14 Mars 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë sot se nëse në mandatin e ardhshëm presidenti zgjedhet me votën e drejtëpërdrejt të qytetarëve, ai do të kandidonte për një mandat të dytë.

Thaçi është shprehur i bindur se në këtë rast do të merret pëlqimin e shumicës së qytetarëve, shkruan arbresh.info.

Këtë deklaratë Thaçi në tryezën për FSK-në pasi u pyet në lidhje me kritikat e opozitës se ky i fundit po i personalizon meritat për shumë çështje të rëndësishme.

“Unë që një kohë jam larguar nga proceset electorale. Vetëm nëse në mandatin e ardhshëm presidenti zgjedhjet me votën  e drejtpërdrejt të qytetarit, do të kandidoja dhe jam i sigurtë që do të fitoja”, ka thënë ai./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme