Thaçi i shkruan Osmanit për seancën e sotme në orën 16:00

10:46 | 4 Mars 2020
Arbresh.info

Pas shkresës së djeshme që Sekretari i Presidencës së Kosovës i ka dërguar Sekretarit të Kuvendit të Kosovës, ku Kuvendit i është kërkuar organizimi i një seancë parlamentare që presidenti Thaçi t’u drejtohet deputetëve për vizitën dhe takimet e tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot edhe vetë presidenti Thaçi i është drejtuar me një shkresë zyrtare Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Thaçi e ka njoftuar Kryetaren e Kuvendit se në pajtim me nenin 84 të Kushtetutës kërkon t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës.

Ai ka kërkuar nga Osmani që të bëhen përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e kësaj seance.

Deri më tani, Kuvendi ende nuk i është përgjigjur asnjërës prej shkresave të Presidencës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme