Thaçi i raporton sot Qeverisë për takimin me Vuçiqin

11:06 | 29 Qershor 2018
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të raportojë sot para kabinetit qeveritar. Presidenti Thaçi sot në orën 11:30 do të raportojë para kryeministrit dhe ministrave për takimin e të dielës së kaluar në Bruksel me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Këtë e kanë konfirmuar për Kallxo.com zyrtarë të zyrës për media të Kryeministrisë.

Kjo nuk është hera e parë që Thaçi i drejtohet Qeverisë së Kosovës. Ai kishte folur edhe për 10-vjetorin e pavarësisë para kabinetit qeveritar, praktikë kjo jo e shpeshtë në Kosovë.

Lidhur me këtë takim, dje Thaçi i ishte drejtuar medieve në një konferencë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme