Thaçi i përgjigjet opozitës: Parlamenti askund në botë nuk dialogon

12:53 | 31 Korrik 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se është i dëshpëruar që Kuvendi i Kosovës në seancën e djeshme nuk arriti të krijoj një dokument të përbashkët shtetëror pas debatit për dialogun.

Thaçi, në një konferencë për media ka thënë se debati e ka impresionuar mirëpo konvergjenca partiake e ka dëshpëruar dje, raporton arbresh.info.

“Jam i impresionuar nga debati që është zhvilluar dje por jam i dëshpëruar që Kuvendi nuk arriti t’i kaloj divergjencat partiake për një dokument të përbashkët shtetëror. Është inkurajuese për ata që nuk e duan Kosovën unike dhe të bashkuar”, ka thënë Thaçi.

Thaçi duke dashur të flasë edhe për kundërshtimin e opozitës që presidenti t’i udhëheq këto bisedime ka deklaruar se parlamenti askund në botë nuk dialogon.

“Parlamenti miraton apo refuzon dhe jep fjalën e fundit për marrëveshje eventuale në këtë rast mes Koso Serbisë. Roli i parlamentit është i pazëvendësueshëm por pushtetet janë të ndara. Duhet të fillojmë të gjithë së bashku një koordinim sa më të gjerë dhe të marrin vendime me interes jetik”, është shprehur Thaçi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme