Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi iu është përgjigjur kritikave të kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i cili kishte thënë se sulmet mes Thaçit dhe ish-presidentit të Shqipërisë, Berisha, nuk nxjerrin një të vërtetë, shkruan arbresh.info.
Thaçi përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka shkruar korrigjimi i padrejtësive ndaj Luginës së Preshevës dhe shqiptarëve është përkushtimi i tij i pandalshëm, duke shtuar se Mustafa dhe shumë të tjerë mund të vazhdojnë ta këshillojnë atë.
“Korrigjimi i padrejtësive ndaj Luginës së Preshevës dhe shqiptarëve është përkushtimi im i pandalshëm. Lugina e Preshevës duhet të bashkohet me Kosovën, njësoj sikurse Kosova që duhet të bashkohet natyrshëm me Shqipërinë, nën ombrellën e përbashkët të BE-së ose edhe vetëm nën ombrellën shqiptare, nëse BE-ja vazhdon t’i mbyllë dyert e saj për ne. Ju z. Mustafa dhe shumë të tjerë mund të më këshilloni”, shkruar presidenti Thaçi.
Kë kritika, siç shkruan ai , e bëjnë më të fortë në punën e tij drejt qëllimit final.
“ Ndoshta ju mendoni se unë jam i vetëm sot në këtë mision, i cili për ju dhe disa të tjerë duket i pamundur. Por, mos të harrojmë se vetëm 20 vjet më parë edhe liria dhe pavarësia jonë janë dukur të pamundura. Në përpjekje për arritjen e këtij qëllimi, unë kërkoj miq dhe aleatë”, ka shkruar ai.
Thaçi i bën thirrje kreut të LDK-së që të jetë në krahun e tij. Ai thotë se ky nuk është një mision i pamundur.
“Unë dua që ju z. Mustafa, të jeni në krah me mua. Të tjerët që hezitojnë sot duhet ta mendojnë mirë këtë çështje, por mos të vonohen shumë. Nuk është mision i pamundur, përkundrazi. Bashkimi kombëtar është në mendjen dhe shpirtin e çdo shqiptari. Le ta bëjmë realitet bashkë”, ka shkruar Thaçi.
Ndryshe, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe përmes një postimi në Facebook kishte shkruar se sulmet ndërmjet presidentit Thaçi dhe ish-presidentit të Shqipërisë, Berisha, nuk nxjerrin një të vërtetë. Ai thotë se si të tilla i konsideron të dëmshme dhe të panevojshme.
Mustafa me këtë adresim i ka thënë Thaçit se duhet menduar mirë e ti thuash ish Presidentit të Shqipërisë dhe ish Kryeministrit, Sali Berisha se ishte bashkëpunëtor i Serbisë dhe i Millosheviçit./Arbresh.info
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...