Presidenti Hashim Thaçi gati pas 24 orëve heshtje ndaj aktakuzës së Gjykatës Speciale ka reaguar me vetëm një fotografi.
Presidenti ka ndërruar kopertinën e profilit të tij në Facebook me një emblemë të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (UÇK), shkruan portali arbresh.info.
Kujtojmë se dje Dhomat e Specializuara në një njoftim shtypi, që më shumë ngjasonte në një pamflet politik siç e kanë quajtur shumë analistë, tregoi se është ngritur aktakuzë ndaj Presidentit.
Sipas njoftimit në faqen zyrtare, më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.
Në Aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?