Thaçi i jep ‘shumë zor’ për Demarkacionin, i ‘lut’ deputetët ta votojnë

20:43 | 21 Shkurt 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se pret që nesër deputetët ta votojnë Demarkacionin.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se pret që deputetët në Parlamentin e Kosovës të përqendrohen në mundësimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës.

“Nesër pres që të gjithë deputetët në Parlamentin e Kosovës të përqendrohen në mundësimin e lirisë së lëvizjes për qytetarët tanë, duke hapur rrugë të reja për studentët tanë dhe duke krijuar shanse të reja për sipërmarrësit tanë. Demarkacioni i kufirit është një votë për të forcuar integrimin tonë në BE dhe sovranitetin tonë”, ka shkruar Thaçi.

Ndër të tjera, Presidenti Thaçi ka shpërndarë postin e Fondacionit Kosovar të Mijëvjeçarit, entitet i themeluar për të implementuar projekte në vlerë 49 milionë dollarë, asistencë nga Qeveria Amerikane, në të cilën flitet për përmirësime të vazhdueshme të Kosovës në treguesit e Kontrollit të Korrupsionit.

“Kosova ka shënuar përmirësime të vazhdueshme në treguesit e Kontrollit të Korrupsionit vitet e fundit, duke zhbllokuar Programin e Pragut të multi-milionëve. Të dhënat e sotme nga  anti-korrupsioni tregojnë përparim të mëtejshëm. Duhet të bëhet më shumë dhe programi ynë do të ndihmojë në arritjen e transparencës më të madhe të qeverisë”, thuhet në postim.


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme