Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dhënë mbështetje të plotë Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, nga të gjitha komunitetet.
Këto komente presidenti Thaçi i ka bërë gjatë një takimi me drejtorin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) për Evropë dhe Azi Qendrore, Patrick Vial, i cili në takim u shoqërua nga shefi i Misioni i KNKK-së në Kosovë, Agim Gashi.
Në këtë takim është biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
Presidenti Thaçi ka theksuar se roli i KNKK-së në periudha të ndryshme ka qenë përcaktues për tejkalimin e sfidave të ndryshme që ka pas populli i Kosovës.
“Ju falënderoj për mbështetjen që i keni dhënë popullit para dhe pas luftës në Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi, i cili ka dhënë mbështetje të plotë Kryqit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në zbardhjen e fatit të pagjeturve nga lufta e fundi.
Nga ana tjetër, drejtori i KNKK-së për Evropë dhe Azi Qendrore, Patrick Vial, e ka falënderuar presidentin Thaçi për mbështetjen e dhënë.
Presidenti Thaçi dhe Drejtori i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) për Evropë dhe Azi Qendrore kanë biseduar edhe për iniciativën e themelimit të Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, i cili është mirëpritur nga familjet e të pagjeturve në Kosovë.
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...