Menjëherë pas votimit të qeverisë Hoti, ka ardhur edhe reagimi i parë i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai, përmes një postimi në Facebook ka përgëzuar deputetët të cilët votuan pro kësaj qeverie.
“I përgëzoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë së re. Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe për qytetarët e vendit. Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi.
Thaçi beson se me këtë qeveri do të fuqizohet partneriteti me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike.
“Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mik”, është shprehur Thaçi.
Ndryshe, me 61 vota pro, 21 kundër dhe 1 abstenim u votua qeveria e Kosovës me kryeministër Avdullah Hotin/ arbresh.info
Postimi i plotë:
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...