Të dielën e javës së kaluar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takuan në Bruksel, takim ky i ndërmjetësuar dhe i thirrur nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini.
Ndërkohë sot, Shefi i stafit të Presidentit të Kosovës, Bekim Çollaku në një intervistë për Indeksonline ka treguar se përfaqësuesit e Kosovës janë të gatshëm për çdo takim që thirret nga Bashkimi Evropian.
Çollaku gjithashtu ka bërë të ditur se presidenti është i gatshëm të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në çdo kohë që ata thërrasin për një gjë të tillë.
“Takimi i së dielës ishte takimi i parë i thirrur nga ndërmjetësuesja e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini në kuadër të Bashkimit Evropian për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve dhe shënon siç e thashë takimin e parë të fazës përfundimtare të këtij dialogu tejet të rëndësishëm në mes Kosovës dhe Serbisë.Si në çdo takim tjetër deri më tani në kuadër të këtij dialogu edhe ky takim në formatin më të lartë politikë ka pasur rëndësinë e vet, dinamikën e vetë dhe normalisht duke ditur se kjo është faza e fundit është diskutuar në aspektin më të hapur të mundshëm lidhur me modalitetet, me mundësitë, opsionet lidhur me atë se çfarë është e mundur dhe çfarë është e pamundur të arrihet si rezultat i kësaj faze përfundimtare të dialogut.Ky ishte vetëm takimi i parë dhe në ditët e tjera, në takimet e tjera substanca e një marrëveshje eventuale përfundimtare mbetet që të adresohet, diskutohet dhe negociohet në takimet e shumta të radhës të cilat do të mbahen në vazhdim”, ka thënë Çollaku.
Gjithashtu Çollaku ka thënë se bazuar në diskutimet e zhvilluara të dielën presin që shumë shpejtë të kenë edhe ftesën e radhës nga Bashkimi Evropian për një takim të tillë.
“Bazuar mbi diskutimet që kemi pasur të dielën, pres që brenda një kohe shumë të shkurtër mirëpo si gjithmonë në si palë të përfshirë në këtë proces presim ftesën zyrtare të ndërmjetësuese Mogherini dhe kurdo që ftesa na adresohet jemi të gatshëm të përgjigjemi në mënyrë pozitive. Pres që takimi i radhës të mbahet brenda një kohe të shkurtër kohore.Presidenti i Kosovës mbete krejtësisht i hapur dhe transparente në këtë dialog dhe siç e keni dëgjuar edhe vetë para nisjes për në këtë takim të fazës përfundimtare ai ka bërë edhe ftesë publike të gjitha subjekteve politike ,shoqërisë civile, ekspertëve dhe medieve që të luajnë rolin e tyre në këtë proces pasi është procesi më i rëndësishëm në të cilin është duke kaluar Republika e Kosovës.Bazuar në këtë, në transparencë dhe llogaridhënie sigurisht se Presidenti i Kosovës është plotësisht i gatshëm t’i përgjigjet çfarëdo ftese që vjen brenda Republikës së Kosovës qoftë për t’i informuar deputetë qoftë për të raportuar para Kuvendit të Kosovës. Por modalitetin e kësaj llogaridhënie sigurisht mbetet të përcaktohet nga Kuvendi i Kosovës ndërsa nga ana jonë ne konfirmojmë gatishmërinë e plotë të presidentit që të jetë prezent aq herë sa kërkon kuvendi”, ka shtuar Çollaku, raporton Indeksonline.
Shefi i stafit të presidentit të Kosovës, Çollaku ka deklaruar poashtu se presin që shumë shpejtë partitë politike në vend të marrin vendimin adekuat për mënyrën se si do të përfshihen në këtë proces.
“Partitë politike, opozitare dhe ato të pozitës janë në dialog të brendshëm politik dhe kemi parë edhe iniciativat e fundit qoftë të tryezave politike , qoftë nëpërmjet iniciativave të ndryshme që organizohen formale dhe jo-formale. Shpresojë se janë në fazën përfundimtare të marrjes së një vendimi adekuat për mënyrën se si do të përfshihen në këtë proces. Por e thashë edhe më herët për shkak të ndjeshmërisë së lartë të kësaj çështje në kuadër të angazhimeve tona, mendoj se është tepër e rëndësishme që ky konsensus të arrihet sa më shpejtë pasi koha është duke ecur, procesi është duke ecur dhe ne nuk mund të ndalemi në këtë proces. Sa më shpejtë që partitë të marrin një vendim të tillë, të bashkohen rreth një platforme të përbashkët politike sa i përket kornizës që ne duhet të kemi parasysh në kuadër të këtij procesi, aq më mirë do të jetë për Kosovën dhe për ekipin negociator në Bruksel. Presim lajme të mira por vendimmarrja i përket subjekteve politike në këtë proces por ne vetëm mundemi t’i nxisim ata të marrin këtë vendimmarrje pozitive sa më shpejtë sepse është e domosdoshme dhe mendoj se këtë e kërkojnë edhe qytetarët .Por në çdo rrethanë Kosova mbetet e kyçur në dialog, mbetet e përkushtuar ndaj dialogu dhe gjithmonë do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës që vjen nga Bashkimi Evropian për takimet e radhës”, ka përfunduar Çollaku.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...