Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se dy rreziqet më të mëdha për Kosovën lidhur me dialogun janë, mospjesëmarrja dhe mosuniteti.
“Rreziku i parë është nëse Kosova nuk merr pjesë në negociata dhe rreziku i dytë është mosuniteti”, ka thënë Thaçi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Presidenti ka thënë se mesazhi i qartë nga BE-ja dhe SHBA-ja ka qenë se pa një normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk do të ketë integrim të asnjërit vend në BE.
“Edhe BE-ja edhe SHBA-ja na kanë thënë qartë se pa një relacion evropian në mes Kosovës dhe Serbisë asnjëri vend nuk mund të lëvizë përpara. Kemi pasur sukses çdo herë që kemi qenë participues dhe çdo herë që i kemi besuar Uashingtonit dhe Brukselit kemi shënuar progres”, u shpreh Thaçi.
Ai shtoi se nuk e ka asnjë dilemë në suksesin që do të arrijë Kosova në këtë proces.
“Është shumë më rëndësi përfaqësimi i Kosovës… skena politike kosovare duhet ti vazhdojë ato llojet e tryezave, deri sa njerëzit ulen në një tavolinë është gjë e mirë. Në fund të procesit të dialogut duhet të ndodh njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, pastaj Kosova do të jetë pjesë e OKB-së, BE-së, NATO-s”, theksoi presidenti Thaçi.
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...