Google ADS

Thaçi: Gruaja kosovare ka pengesa në realizimin e të drejtës pronësore

10:30 | 8 Mars 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë sot se gruaja kosovare vazhdon të ballafaqohet me pengesa në realizimin e të drejtave të saj siç është realizimi i të drejtës pronësore të trashëgimisë.

Këtë deklaratë presidenti Thaçi e bëri gjatë konferencës së përbashkët të OSBE-së dhe Ambasadës së Francës me temë “Të drejtat pronësore të grave në Kosovë, Trashëgimia dhe Barazia para Ligjit”, shkruan Arbresh.info.

Thaçi tha se kur gratë nuk e kanë nën kontroll pronën, ato nuk mund të jenë as aktorë ekonomikë.

“Gruaja kosovare vazhdon të ballafaqohet me pengesa në realizimin e të drejtave të saj siç është realizimi i të drejtave pronësore të trashëgimisë. Gratë –përbëjnë 49,6 për qind të popullsisë mirëpo vetëm 15,24 për qind të grave i kanë të regjistruara pronat në emrin e tyre dhe kur gratë nuk e kanë nën kontroll pronën ato nuk mund të jenë as aktorë ekonomikë”, është shprehur Thaçi.

Sipas tij, pavarësisht sfidave, Kosova ka bërë përparime në këtë drejtim në raport me vendet e rajonit./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme