Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, takimet e tij i bënë publike përmes rrjetit social Facebook. Në shumicën e postimëve shohim tek rrëfehet mbi diskutimet që realizon me liderë të ndryshëm botërorë.
Ai postimëve që publikon u’a bashkëngjitë edhe nga një fotografi si tregues i takimit të realizuar, gjithashtu bënë të ditur edhe emrat se më kënd është takuar.
Por, për dallim nga postimet tjera, ai në këtë të fundit nuk ka përmendur fare emra se me kënd është takuar, e as nuk i ka bashkangjitur asnjë foto, përmes të cilave i prezanton takimet.
Presidenti Thaçi sot përmes një postimi ka thënë se ka takuar liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqsuesit e Bashkimit, në kuadër të sesionit të Forumir Ekonomik Botëror me temë “Përshpejtimi i zhvillimit afatgjatë të Ballkanit Perëndimor”.
E vizita e Presidentit Thaci në Davos po del të jetë e varfër për nga takimet. Ai në fotografitë e publikuara në Facebook shihet me këshilltarin e tij, përderisa liderë të tjerë të Ballaknit po shfrytëzojnë mundësitë për takime me investitorë.
Ndërkohë që Presidenti Thaçi aty takon dy persona që edhe në Kosovë mund t’i shohë shpesh, të tjerë lider botërorë po kryejnë takime të rëndësishme mes vete.
Por një gjë të tillë nuk po arrin ta bëjë presidenti kosovar.
Me qëndrimin e Thaçit korridoreve, ka ironizuar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, që kur është pyetur për qëndrimin e palës kosovare, ai u thotë gazetarëve që ti pyesin ata (Thaçin me ekip) se edhe ashtu po enden në korridore e duket sikur kanë kohë të lirë.
Në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos të Zvicrës, po marrin pjesë më të fuqishmit e botës nga sfera politike dhe ekonomike.
Para përfaqësuesve të shumë shteteve ka mbajtur dje fjalim kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ndërsa sot Presidenti amerikan Donald Trump. Të dy zhvilluan edhe takim të përbashkët.
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...