Google ADS

Thaçi gazetarëve: Pa kontributin tuaj puna e institucioneve do të ishte e zbehtë

16:16 | 21 Dhjetor 2017
M. A.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur sot konferencën e fundit për këtë vit së bashku me komunitetin e gazetarëve, shkruan arbresh.info.

Ai ka lavdëruar punën e palodhshme që kanë bërë gazetarët gjatë gjithë vitit.

U jam mirënjohës për punën që keni bërë, dhe përcjelljen e punës së të gjitha institucioneve. Jam i bindur se pa punën tuaj kaq aktive puna e institucioneve do të ishte më e zbehtë. U jam mirënjohës secilit veç e veç e po ashtu të gjitha mediave si të shkruara ashtu edhe elektronike. Mediat do të mbeten faktorë kyç në zhvillimin dhe kultivimin e demokracisë, rritjes së transparencës dhe punës së institucioneve”, u ka thënë Thaçi gazetarëve.

Po ashtu ai ka përmendur disa nga sukseset gjatë këtij viti duke veçuar mbajtjen e dy palë zgjedhjeve të suksesshme.

“Viti 2017 ka qenë vit i suksesshëm dhe i disa sfidave jo të lehta. Po e përmbyllim këtë vit me numrin e njohjeve prej 115, dhe anëtarësimin në disa organizata ndërkombëtare. Kemi organizuar e dy palë zgjedhjeve, të lira dhe demokratike. Po ashtu kishim rritje ekonomike prej 4 për qind duke e përmbyllur këtë me nënshkrimin e marrëveshjes për termocentralin “Kosova e Re”, ka thënë Thaçi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme