Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se gazetaria në Kosovë është ndër më të guximshmet në rajon.
Duke folur në konferencën me temë “Siguria e gazetarëve” e organizuar nga OSBE presidenti tha se që nga përfundimi j luftës janë bërë përpjekje që të instalohet një gazetari profesionale dhe e besueshme.
“Kemi pasur dy rrethana që kane rezultuar me gazetari te guximshme dhe profesionale. Janë kultivuar vlerat si paanshmëria profesionalizmi dhe guximi për të publikuar çdo informatë. Gazetarët kanë qenë në thumb të atyre janë sulmuar kidnapuar dhe vrarë. Ka ende gazetarë që janë zhdukur nga lufta. Ne kuadër të së kërkimit të së vërtetës do të punohet edhe për zbardhen e tyre”, tha Thaçi.
Sipas tij, pas luftës ka pasur një përkrahje ndërkombëtare për ndërrimin e një gazetarie profesionale dhe me standarde të larta. Ai tha se është përkrahur formimi i organizatave që mbrojnë të drejtat e gazetarëve.
Gazetarët në Kosovë, sipas Thaçit janë të mbrojtur me ligj për punën e tyre. Ai përmendi me këtë rast faktin që gazetarët edhe në gjykatë nuk janë të obliguar t’i zbulojnë burimet e tyre edhe pse nganjëherë janë të rrejshme.
Thaçi tha se në Kosovë gazetaria përballet me presione ku shkrimet për korrupsionin dhe ekstremizmin i vë gazetarët në kërcënim dhe rrezik.
“Por kemi instaluar mekanizma për mbrojtjen e gazetarëve. Kjo ka rezultuar me një gazetari të guximshme dinamike dhe të fuqishme”, tha presidenti Thaçi.
Sipas tij në Kosovë sot nuk është sfidë liria e të shprehurit të gazetarëve por që siç tha Thaçi sfidë është abuzimi nga liria e mediave nga ata që gazetarinë nuk e kanë profesion.
“Neve na takon t’i përkrahim gazetarët dhe të mbrojmë gazetarinë profesionale”, tha presidenti Thaçi.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi