Google ADS

Thaçi: FSK-ja është e gatshme të marrë edhe obligime ndërkombëtare

15:04 | 7 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar se Kontigjenti i parë i Forcës së Sigurisë së Kosovës sot ka nisur operacionin humanitar për t’u ndihmuar autoriteteve në Shqipëri në sanimin e pasojave nga vërshimet.

Ai në një status në rrjetin social facebook ka shkruar se FSK-ja është e gatshme të marrë edhe obligime ndërkombëtare

Statusi i plotë:

Kontingjenti i parë i Forcës së Sigurisë së Kosovës sot ka nisur operacionin humanitar për t’u ndihmuar autoriteteve në Shqipëri në sanimin e pasojave nga vërshimet.

Forca e Sigurisë së Kosovës është gjithmonë e gatshme të përmbush misionin e saj, në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë, kudo që kërkohet të ndihmohet.

FSK-ja është e gatshme të marrë edhe obligime ndërkombëtare.

Do të përcjellim nga afër punën e pjesëtarëve të FSK-së në sanimin e dëmeve që kanë shkaktuar vërshimet në Shqipëri. HTH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme