Thaçi: FSK e gatshme për t’u bërë ushtri që tri vite

11:30 | 14 Mars 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë sot në tryezën me temë “Misioni ushtarak për FSK-në: rruga përpara” të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Thaçi tha me këtë rast se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme që të transformohet që tri vite, shkruan arbresh.info.

Ai shtoi se Kosova e ka të nevojshme që të shtoj kapacitetet e saj mbrojtëse për të ruajtur sovranitetin e saj.

“FSK-ja ka përmbushur të gjitha kërkesat dhe detyrat që jep korniza ligjore për të. Janë krijuar kushtet që FSK të lëviz tutje në rritjen e saj. Tan e tri vite FSK është e gatshme për transformimin që të bëhet ushtri. Transformimin e bënë të nevojshëm edhe zhvillimet në rajon dhe nevoja që Kosova të ketë mbrojtje më të madhe. Duhet t’i ngritim kapacitetet tona që të mbrohemi në të ardhmen”, u shpreh Thaçi.

Presidenti shtoi se transformimi i FSK-së do të bëhet gradualisht dhe kërkoi nga NATO dhe BE që ta ndihmoj Kosovën në këtë drejtim./Arbresh.info.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme