Google ADS

Thaçi: FSK do të transformohet në Ushtri, nëpërmjet ndryshimit të ligjit

12:05 | 5 Mars 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës, atij si komandant suprem i jep kompetenca të mjaftueshme për të ndërmarrë iniciativën e ndryshimit të ligjin e FSK-së, prandaj shumë shpejt, brenda kompetencave të tij kushtetuese do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore që transformimi të bëhet realitet edhe nëpërmjet ndryshimit të ligjit.

Thaçi në ceremoninë ushtarake e FSK-së, të organizuar në kuadër të “Epopesë së UCK-SË”, tha se si asnjëherë më parë më 5 mars 1998 u zhvillua një luftë e pabarabartë me armatim dhe në njerëz, ku familja Jashari u përballë me një makineri të pafund të serbëve, por kjo familje me një vendosmëri qëndroi deri në fund.

Thaçi tha se rezistenca e familjes Jashari ka hyrë në analet e kombit tonë si ndër sakrificat më madhore, kjo epope u shndërrua si asnjëherë më parë u shndërrua në forcë mobilizuese e të gjithë atyre atdhetarëve që kishin pritur momentin që të njenë në një ushtri me emrin autentik.

Presidenti Thaçi shtoi se asnjë qëndrim i caktuar i çarqeve jo dashamirëse nuk mund ta njollos Ushtrinë Çlirimtarë të Kosovës. Edhe të burgosurit e UÇK janë heronjtë e popullit e Kosovës.

“UÇK mbetet trashëgimia jonë më madhe dhe më e pasur që ka krijuar . Ashtu siç do të jetë e përjetshme sakrifica e Jasharajve dhe gjithë dëshmorëve, ashtu do të jetë e përjetshme lavdia dhe emri i UÇK”, tha ai.

Ai shtoi se tri vite më parë si kryeministër ka paralajmëruar transformimin e FSK-së në ushtri por fatkeqësisht edhe sot realiteti është i njëjtë, por ndryshimi që do të ndërmerr, do ta bëjnë FSK-në ushtri që do të jetë në shërbim të paqes në rajon dhe botë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme