Google ADS

Thaçi flet për rolin e tij në UÇK: Si çdo luftëtar, edhe unë jam ballafaquar me serbët

23:49 | 8 Qershor 2019
Arbresh.info

Presidenti Hashim Thaçi, sonte në ‘Personale’ ka rrëfyer për rolin e tij gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai thotë se ka qëndruar në hapësirat dhe rrethanat e nevojshme dhe se ka pasë ballafaqime me serbët, sikurse luftëtarët e tjerë.

“Gjithë kohën kam qëndruar në hapësirat dhe rrethanat e nevojshme në kuadër të përgjegjësive të mija edhe politike edhe informative. Nga themelimi i UCK’së për të vazhduar tutje, kam qëndruar në Kosovë i armatosur dhe kam pasë ballafaqime edhe me ushtrinë edhe policinë serbe. Se a kam qenë në luftë apo jo, e dijnë bashkëluftarët tanë’’, ka thënë Thaçi.

Thaçi uron që plumbat gjatë betejës me Serbinë, të kenë depërtuar në trupat e armiqve, duke marrë parasysh gjenocidin që kanë kryer serbët në Kosovë.

‘’Në luftë nuk hyhet vetëm me vra, por me fitu betejën dhe ne e fituam. Por ballafaqime të armatosura ne kemi pasur dhe si drejtim se ku kanë përfunduar sulmet tona, apo plumbat tonë drejtuar kundër armikut, uroj që të kenë përfunduar në trupat e tyre, ta them lirisht pas atyre masakrave e gjenocidit që kryen në Kosovë’’;, thotë Presidenti.

‘’Qëllimi gjithë ka qenë me fitu kauzën. E kemi fitu bindshëm dhe shumë pastër. Kemi zhvillu luftë mbrojtëse. Kushdo që na cënuar e ka marrë përgjigjen e merituar. Ndihem krenar për angazhimet  e mija.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme