Google ADS

Thaçi flet për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme

11:35 | 26 Prill 2017
Arbresh.info

Në kohën kur janë rritur zërat për zgjedhje të parakohshme, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se e respekton Kushtetutën kur bëhet fjalë për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Kjo, sipas presidentit, është vullnetin e partive politike.

Sa i përket funksionalitetit të koalicionit qeverisës, Thaçi ka thënë se partitë qe janë në pushtet e bëjnë vlerësimin e punës dhe jo ai.

“Si president i vendit, punoj sipas Kushtetutës, jo sipas politikave të partive politike, të çfarëdo partie qoftë, andaj ndjej obligim ligjor dhe politik që t’i ftojë vëzhguesit evropianë që të përgatiten për zgjedhjet lokale”, ka thënë Thaçi.

Thaçi në një prononcim për mediat ka thënë se nuk është detyrë e tij që të vlerësojë nëse koalicioni qeverisë po funksionon ose jo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme