Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka organizuar pritje shtetërore në nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ne fjalimin e mbajtur para shumë të pranishmeve, i pari i vendit tha se të gjithë këto vite liri e pavarësi i dedikohen atyre qe kontribuuan me se shumti, shkruan arbresh.info.
“Kaluan 21 vite që Kosova e fitoj lirinë dhe 12 vite me pavarësi. Edhe liria edhe pavarësia u krijuan me mund e sakrificë, është meritë e secilit që kontribuuan që të vijmë në këtë ditë. Sot në 12 vjetorin e Pavarësisë, Kosova është e konsoliduar në rrafshin ndërkombëtar, sapo kaluam zgjedhjet që ishin shembull për rajonin”, tha ai.
E si shumë herë të tjetra, as kësaj radhe ai nuk la pa përmendur liberalizimin e vizave dhe anëtarësimi në NATO.
“Kosova është e njohur nga më shumë se 100 shtete, e anëtarësuar në më shumë se 200 organizata. Para nesh është një obligim që Kosovës t’i liberalizohen sa më shpejtë vizat, objektivë e gjithë neve është që të jemi sa më shpejtë pjesë e NATO-s”, tha Thaçi.
Thaçi po ashtu u shpreh falënderues për kontributin e ShBA-së, BE dhe NATO-së.
“Dua t’i falënderoj për kontribut ShBA-në, BE dhe NATO-në. Jemi evropianët më të ri në botë dhe besoj se e meritojmë që të jemi sa më shpejtë pjesë e NATO-s. Jemi popullata më pro evropiane dhe pro amerikane në botë”, tha Thaçi./arbresh.info/
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë