Google ADS

Thaçi flet pë vrasjen e zëdhënësit të UÇK-së

22:16 | 30 Maj 2019
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për idenë e tij të radhës, bashkimin kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Thaçi i ftuar në RTV Dukagjini ka folur për vrasjen e Ali Uka, zëdhënësit të parë të UÇK-së.

Ai ka treguar se përveç që e ka pasur mik Ukajn, ai ka jetuar me të në kohën e studimeve në Tiranë.

“Rasti i vrasjes së Ali Ukajt është trajtuar, vrasësi është gjetur është gjykuar, është liruar. Vrasësi është kushëriri i tij”, ka thënë Thaçi.

Një mëngjes të hershëm të korrikut të vitit 1997, Ali Uka ishte gjetur i masakruar në banesën e tij. Fytyra e tij ishte shqyer me kaçavidë dhe fundin e një shishe të thyer

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme