Google ADS

Thaçi flet pas konstituimit të Kuvendit, kjo është deklarata e tij

15:29 | 7 Shtator 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përshëndetur konstituimin e Kuvendit duke thënë se ky është një lajm i mirë dhe një hap i domosdoshëm për Kosovën.

Thaçi, përmes një statusi në Facebook ka uruar kryetarin e sapo zgjedhur të Kuvendit, Kadri Veseli dhe ka ftuar kryesinë e re e të gjithë deputetët për bashkëpunim, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë statusin e tij:

Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Parlamentit është një lajm i mirë dhe një hap i domosdoshëm për Kosovën.

Vendin tonë e presin shumë sfida, të cilat me një kulturë politike dhe debat demokratik duhet të gjejnë zgjidhje pikërisht në Kuvend.

Uroj kryetarin Kadri Veseli dhe nënkryetarët për emërimin e tyre dhe ftoj kryesinë e re, si dhe të gjithë deputetët që të bashkëpunojnë në temat që janë strategjike për të ardhmen e Kosovës dhe të fëmijëve tanë. HTH./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme