Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një njoftimi në Facebook ka treguar se ka zhvilluar një takim me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.
Thaçi ka thënë se ka falënderuar Erdoganin për mbështetjen që ia ka dhënë Kosovës.
Presidenti Thaçi ka treguar se ka takuar edhe Sir Louis Straker, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i shtetit ishullor, Saint Vincent dhe Grenadines.
Ky është postimi i plotë i Thaçit:
Në margjina të seancës së radhës të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, mbrëmë takova Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në ekonomi.
Presidentin Erdoğan e falënderova për mbështetjen e gjithmbarshme të shtetit turk dhënë Kosovës.
Gjithashtu, kam zhvilluar një takim edhe me Sir Louis Straker, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i shtetit ishullor, Saint Vincent dhe Grenadines, vend ky anëtar i organizatës së shteteve të Karaibeve (CARICOM) dhe i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Në takim theksova se Kosova ka konsoliduar subjektivitetin e saj ndërkombëtar dhe se gradualisht po bëhet një anëtare plotësisht e integruar në bashkësinë ndërkombëtare.
Shumë shtete nga CARICOM tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Prandaj, u shpreha se Kosova është e interesuar të vendos marrëdhënie diplomatike me Saint Vincent dhe Grenadines për të formalizuar një miqësi mes shteteve tona. HTH
Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimo...
Konjufca priti në takim anëtarët e komisionit të Parlamentit...
Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it
Policët e rinj të Kosovës trajnohen tre muaj – më së p...
Vendasit dhe policia në luftë të përbashkët kundër bandave, ...
Space X lanson edhe një raketë testuese