Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Isa Mustafa kanë organizuar pritje shtetërore për nëntë vjetorin e Pavarësisë.
Në këtë event morën pjesë personalitete nga vendi e po ashtu edhe personalitete nga vende të ndryshme, raporton arbresh.info.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se falënderon të gjithë miqtë si ShBA, BE, NATO dhe të gjitha shtetet tjera që kanë mbështetur pavarësinë e vendit. “Kosova sot është njohur nga 113 shtete dhe kemi arritur shumë suksese si anëtarësim në UEFA, FIFA, pastaj marrjen e MSA dhe do të kemi edhe suksese tjera. Po ndërtojmë bashkërisht Kosovën e re të reformave si në politikë, legjislacion, ekonomi. Kemi ndërtuar raporte edhe me vendet fqinjë dhe qëllimi ynë është të ndjekim rrugën drejt BE”, tha ai.
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...