Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka kompletuar përbërjen e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ndërkaq në mesin e anëtarëve të rinj të KQZ-së, u emërua edhe Nenad Rikallo të cilin ish kryeministri Ramush Haradinaj në vitin e kaluar e kishte shkarkuar nga posti i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, raporton arbresh.info.
Rikallo, që vjen nga radhët e Listës Serbe që nga ushtrimi i pozitës të tij si ministër ishte ballafaquar me akuza të shumta. Madje Partia Socialdemokrate (PSD) e kishte kushtëzuar qeverinë Haradinaj me shkarkimin e Rikallos, në mënyrë që të miratohej buxheti për vitin 2019.
Ai ishte akuzuar për krime lufte nga banorët e lagjes “Dardania”, të cilët pretendonin se Rikallo i kishte torturuar banorët e kësaj lagjeje gjatë kohës së luftës në Kosovë, më 1998-99.
Rikallo gjithashtu kishte marrë një vendim klientelist gjatë ushtrimit të detyrës si ministër i Bujqësisë, duke e shkarkuar nga detyra kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), Elhami Hajdari.
Në të njëjtën kohë Rikallo, ka qenë koordinator i Srbska për zgjedhjet në veri dhe në mbarë Kosovën. Ai asnjëherë nuk është kursyer nga deklaratat nacionaliste serbe.
Gjatë vizitës që Marko Gjuriq i kishte bërë Kosovës në mars të vitit 2018, i cili u arrestua pasi nuk respektoi ndalesën e Kosovës, Rikallo kishte marrë pjesë në takimin e zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë me qytetarët e Mitrovicës.
Më poshtë mund të shihni intervistën të cilën arbresh.info e kishte realizuar me banorët e lagjes “Dardania”, ku e akuzonin Ninad Rikallon për krime lufte.
Ndryshe anëtarët e rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor, të cilët dhanë betimin para presidentit Thaçi ishin:
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...