Google ADS

Thaçi: Edhe më të mirët humbin ndonjëherë

23:41 | 10 Shtator 2019
Arbresh.info

Në St. Mary’s të Britanisë së Madhe është zhvilluar sonte (e martë) ndeshja Angli – Kosovë.

Tre Luanët i kanë shkaktuar humbjen e parë Kosovës së pamposhtur prej 15 ndeshjesh, shkruan portali arbresh.info.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas ndeshjes tha se 11-shja e Përfaqësueses së Kosovës luajtën shumë mirë dhe asnjëherë nuk u dorëzuan.

“Edhe më të mirët humbin ndonjëherë. Djemtë tanë luajtën shumë mirë dhe asnjëherë nuk u dorëzuan. Në humbje dhe fitore, përherë jemi në përkrahje të tyre! HTH”, shkruan Thaçi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme