Thaçi e Veseli shtrojnë darkë për Ramën në 19 e 45

17:19 | 29 Qershor 2020
L G

Pak ditë pas lajmit nga Specialja për aktakuzat ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçit dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit, në Kosovë po qëndron për vizitë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama sot gjatë ditës ka të planifikuar të takohet me të gjithë liderët e partive politike, përveç liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj me të cilin ka një kohë që të dy i kanë marrëdhëniet e acaruara.

Takimi i fundit i Ramës do të jetë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.  Sipas agjendës së dërguar nga presidenca ky takim do të mbahet në ora 18:50, raporton Gazeta Express.

Një orë pas takimit me presidentin e vendit, Rama do të darkojë së bashku me Thaçin e Veselin në njërin nga restorantet e Prishtinës.

Megjithatë, në të njetën kohë ishte paralajmëruar se Thaçi do të fliste për aktakuzën e Speciales, pasi që paraqitja e tij gjatë vikendit ishte shtyrë për të hënën.

Nuk dihet nëse presidenti do të flas sot për këtë temë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme