Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli, nuk e kanë thënë ende asnjë fjalë për përleshjen e dy deputetëve të Parlamentit, gjatë një debati të drejtpërdrejtë, në një studio televizive, të premten. Dy udhëheqësit më të lartë të Shtetit kanë zgjedhur të heshtin dhe të mos e thonë asnjë fjalë.
Ndërkohë, Policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet dhe e kanë në ndalim deputetin Frashër Krasniqi i cili e kishte goditur me grushte Milaim Zekën.
Dy udhëheqësit kryesorë të Shtetit, Hashim Thaçi e Kadri Veseli ende nuk e kanë thënë asnjë fjale për përleshjen fizike të dy deputetëve të Parlamentit të Kosovës.
Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetari i Parlamentit Veseli nuk kanë shkruar as në rrjetet sociale për të shprehur të paktën keqardhje për rrahjen e deputetëve ndërmjet vete.
Për këtë përleshje ka reaguar vetëm Shefi i Qeverisë, Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar nga drejtësia të veprojë ndaj deputetëve që u përleshën fizikisht.
Deputeti i NISMA’s për Kosovën, Milaim Zeka i ka marrë disa grushte në fytyrë nga deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi. Deri te përleshja kishte ardhur pas akuzave për krim, terrorizëm e përdhunim që Zeka i kishte drejtuar Krasniqit. Edhe ky i fundit disa herë e kishte quajtur Zekën të korruptuar, huligan, lahper, etj.
Sidoqoftë, Policia e Kosovës e ka intervistuar Frashër Krasniqin, derisa me vendim të Prokurorit, i njëjti është në ndalim derisa të vendos për masën tjetër Gjykata.
Lëvizja Vetëvendosje prej se është themeluar nuk ka lënë kundërshtarë politikë pa e fyer e akuzuar. Por, asnjëherë kundërshtarët e tyre nuk kanë përdorur grushte ndaj anëtarëve të Vetëvendosjes.
Vetëvendosje është organizata politike në Kosovë e cila ka përdorë edhe mjete të dhunës për të arritur qëllime politike. Në Parlament ka përdorë ujin, shishet, gazin lotsjellës e sprejin.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...