Thaçi e uron Nishanin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri

17:02 | 27 Qershor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani.
Ai thotë se e ka uruar presidentin Nishani për procesin zgjedhor nëpër të cilin po kalon Shqipëria.

“Presidentin Nishani, përmes një bisede telefonike, sot e urova për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor nëpër të cilin po kalon Shqipëria.

Institucionet, partitë politike dhe qytetarët atje, sikurse edhe në Kosovë, dëshmuan pjekuri dhe kulturë të lartë politike, duke organizuar zgjedhje të lira, fer dhe demokratike”, është shprehur ai.

Thaçi thekson se Kosova dhe Shqipëria kanë krijuar traditë të mirëfilltë të organizimit të zgjedhjeve me standarde evropiane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme