Presidenti Hashim Thaçi e sheh si zgjidhje korrigjimin e lehtë të kufijve nëse kjo garanton njohjen e Serbisë. Kështu së paku sipas këshilltarit të tij, Blerim Shala.
“Duhet ta trajtojmë seriozisht opsionin përfundimtar për marrëveshjen me Serbinë edhe nëse përfshinë korrigjim të lehtë të kufijve. Ne jemi të vendosur për ta njohur Serbinë. Presidenti e sheh si zgjidhje korrigjimin e lehtë të kufijve. Kjo temë është valide vetëm nëse ka njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Mund t’i themi korrigjim nëse lëvizin komunat. Ja vlen të shqyrtohet opsioni i marrëveshjes që parasheh lëvizjen e kufijve nëse garantohet marrëveshja me Serbinë”, tha ai në Rubikon të KTV-së
Shala ka thënë se taksa ka fuqizuar rolin e Kosovës mirëpo sipas tij ajo duhet të pezullohet në mënyrë që t’i jepet mundësi rifillimit të dialogut.
“Unë mendoj që platforma është qëndrim zyrtar i delegacionit, mirëpo varet se çfarë do të sjellin bisedimet në Bruksel. Taksa ka qenë i imponuar për shkak të rrethanave që u krijuan në Interpol. Taksa ka fuqizuar rolin e Kosovës. Kryeministri Haradinaj ka pasur disa kërkesa eksplicite ku një nga to ka qenë të mos ndërmerren masa të njëanshme nga të dyja vendet mirëpo Serbia
“Nuk ka heqje të taksës, ka pezullim, dhe ajo kthehet nëse Serbia nuk përmbush kushtet e saj. Ne përmes pezullimit të taksës duhet ti japim mundësi dialogut. Arritja e njohjes përmes taksës është i pamundur. Haradinaj po luan me kartën e taksës, po thotë që le të na garantojnë njohjen e pastaj e heqim. Serbia po e shfrytëzon taksën”, tha ai.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...