Thaçi e quan të veçantë ditën e sotme

12:00 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve komerciale -TC “Kosova e Re”, në mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Contour Global.

Investimi prej 1.3 miliardë euro do të jetësojë njësinë e re prej 500 megavatësh brenda një periudhe katër vjeçare.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se kjo është ditë e veçantë dhe historike për vendin sepse pas 16 viteve po arrihet rezultati kulminant për nënshkrimin e marrëveshjes për termocentralin “Kosova e Re”, shkruan arbresh.info.

“Kosova e Re zgjidh problemin më qenësor për Kosovën . Kjo marrëveshje është vazhdimësi e partneritetit tonë me Amerikën. Ky investim vetëm gjatë fazës së implementimit do të krijojë mbi 10 mijë vende të reja të punës”, ka thënë ai.

Sipas tij gjatë këtyre dekadave do të ketë mundësi të reja të krijimit të kapaciteteve energjetike.

Kjo është marrëveshje historike në prag të 10 vjetorit të pavarësisë./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1633780566687029/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme