Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, kanë takuar mbrëmë edhe Presidentin e Sao Tome dhe Principe, Evaristo do Espírito Santo Carvalho.
Kreu i shtetit Thaçi shprehu mirënjohjen e tij ndaj Sao Tome dhe Principe për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës.
Ai tha se Kosova është e interesuar për rritjen e bashkëpunimit të gjithmbarshëm me Sao Tome dhe Principe dhe kërkoi nga homologu i tij, Evaristo do Espírito Santo Carvalho, mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Lëkundje tërmeti në Malin e Zi
E shkatërruar nga zjarret, Paris Hilton ndan pamjet e shtëpi...
KQZ mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës
Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
Rruga Shirokë-Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimi...
PCOS: Shkaqet, Simptomat dhe Mundësitë e Trajtimit për Menax...