Thaçi e Pacolli takohen me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik

20:27 | 20 Shtator 2017
Arbresh.info

Presidenti Hashim Thaçi  dhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh edhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, janë takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Shkëlqësinë e Tij, Dr. Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen, transmeton arbresh.info.

“Së bashku me Presidentin Thaçi pak më herët takuam Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Shkëlqësinë e Tij, Dr. Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen”, ka shkruar Pacolli në facebook.

Postimi i plotë:

Së bashku me Presidentin Thaçi pak më herët takuam Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Shkëlqësinë e Tij, Dr. Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen. E falënderuam për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme që kjo Organizatë dhe shtete anëtare të saj i kanë dhënë dhe po i japin Republikës së Kosovës, në lidhje me konsolidimin e shtetësisë dhe integrimin e plotë të vendit tonë në bashkësinë ndërkombëtare.
Shprehëm zotimet dhe përkushtimet tona për rritjen e përpjekjeve dhe angazhimeve të përbashkëta diplomatike për rritjen e numrit të njohjeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme