Thaçi e nxjerr në pazar territorin, me marrëveshje Lugina e Preshevës i bashkohet Kosovës

13:38 | 2 Gusht 2018
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi të enjten e ka elaboruar më gjatë idenë e tij për korrigjimin e kufijve me Serbinë, duke thënë se tashmë kërkesa e liderëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën është institucionalizuar.

Nga konferenca e radhës e mbajtur në Odën Ekonomike të Kosovës, Thaçi ka thënë se nëse do të arrihet një marrëveshje e dy anshme askush nuk do të mund ta pengojë atë, madje as BE e as NATO e as ShBA-ja, raporton Arbresh.info.

Demarkacioni me Serbinë tha se, “do të ndodhë dhe këtu do të bëhen korrigjimet”.

Ndonëse është shprehur se nuk e di kur do të ndodhë takimi i radhës në mes të dy delegacioneve në Bruksel, ai ka paralajmëruar se në fund të muajit gusht dhe fillimi të muajit shtatorit pret që të ketë shtim të dinamikës nga Bashkimi Evropian në këtë drejtim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme