Thaçi e mohon se e solli Pacollin me veturë nga Shqipëria, VV’në e quan ndërmarrje kriminale

22:41 | 29 Prill 2020
L G

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një lidhje telefonike për “Debat Plus” ka thënë se që nga çlirimi i Kosovës  e deri dje kur ka dalur e hyrë në relacionin Kosovë-Shqipëri, ka hyrë në procedura të njëjta.

“Nëse u intereson Sveçlës dhe Kurtit lokacioni im, unë jam në shtëpi. U bëj thirrje atyre të mos krijojnë konfuzion, shpifje dhe marrëzira dhe të mos kërcënojnë njerëz të politikës e as deputetë, e në këtë rast as zotin Pacolli”.

“Për ministrin dhe shefin e tij, dhe gjithë ndërmarrjen kriminale të tyre u them se lokacioni im është në shtëpi”.

Thaçi thotë se është “shpifje ordinere, kërcënim dhe shantazh” se Pacolli është futur me të në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme