Thaçi: E mirëpres votimin e sotëm të deputetëve Kosovës për krijimin e Qeverisë së re

18:41 | 3 Shkurt 2020
Arbresh Info

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se e ka mirëpritur votimin e sotëm të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për krijimin e Qeverisë së re, transmeton arbresh.info.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi:

E mirëpres votimin e sotëm të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për krijimin e Qeverisë së re. Duke uruar kabinetin e ri qeveritar, i ftoj të fillojnë sa më shpejt punën për përmbushjen e premtimeve të dhëna karshi qytetarëve, duke kompensuar ditët e humbura dhe vazhduar angazhimin institucional për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.

Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara të cilat mund të tejkalohen vetëm me punë, me përkushtim, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri shtetërore. HTH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme