Thaçi e Meta bëjnë homazhe në Reçak, kërkojnë drejtësi për masakrën

11:13 | 15 Janar 2020
Arbresh.info

“Shprehi revoltën që drejtësia ndërkombëtare po hesht karshi 400 masakrave në Kosovë”

Kështu tha para mediave, presidenti i  vendit, Hashim Thaçi me rastin e homazheve në Reçak në kujtim të 21 vjetorit të masakrës.

“Jemi sot këtu se bashku me Metën për të bërë nderime më të larta për të masakruarit e masakrës së Reçakut në një nga masakrat më të renda. Kjo masakër është krim ndaj njerizimit që Serbia ka kryer në Kosovë. Kjo masakër sensibilizoi rajonin, edhe kjo masakër do të jetë ajo qe ne do të kërkojmë që të zbardhet. Duhet të shpreh revoltën ndaj ndërkombëtarëve që nuk ka ndërmarrë asgjë për 400 masakrat në Kosovë. Drejtësia ndërkombëtare ka heshtur për të mos ja prishur qefin Serbisë. Nuk ka njeri në botë që mund të mohoj krimin që ka kryer Serbia në Kosovë”, ka thënë ai.

E i shoqëruar në këto homazhe ishte edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Edhe Meta tha se drejtësia duhet të dal në shesh.

“Kom ardhë këtu bashkë me presidentin për tu përkulur para të rënëve për liri të cilët janë masakruar barbarisht 21 vite më parë. Kjo është masakër është bërë më plan të spastrimit etnik . Kjo sakrificë solli drejtësinë për pavarësinë e Kosovës, ka thënë ai”.

Më rastin e 21 vjetorit të masakrës në Reçak qindra qytetarë po bëjnë homazhe pran varreve në këtë vend./arbresh.info/

 

Ishte dëshmitari kryesor i masakrës së Reçakut, fakte mbi jetën e mikut të madh të shqiptarëve

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme