Përgjigje pozitive i ka dhënë Albin Kurtit, presidenti Hashim Thaçi për t’u takuar më 6 janar.
Pas refuzimit të tri ftesave nga Kurti, në Presidencë Thaçi do ta presë atë në orën 15:00, për t’u konsultuar rreth mandatarit për formimin e Qeverisë.
Në javët e para të janarit, presidenti Thaçi pret që të formohet Qeveria e re.
Ai ka thënë se e mirëpret marrëveshjen eventuale mes partive edhe për postin e presidentit, post të cilin e mban Thaçi që nga 2016-ta.
Duke arsyetuar mospjesëmarrjen e Kosovës, presidenti Thaçi ka kundërshtuar sërish idenë e krijimit të një Mini-Schengeni në Ballkan.
Në konferencën e fundvitit, Thaçi është pyetur edhe për ftesën eventuale nga Specialja në Hagë.
Ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht nëse pranon ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, pranë Gjykatës Speciale.
Irani mohon që i dërguari i tij në OKB është takuar me Elon ...
E ardhmja dhe sfidat e kombëtares kosovare nën udhëheqjen e ...
Shtohen aksidentet në Shqipëri
Zelensky: Putin nuk është i interesuar për negociata
Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i d...
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...