Thaçi e Haradinaj marrin pjesë në tubimin përkujtimor në Krushë të Vogël

13:08 | 26 Mars 2019
Arbresh.info

Institucionet e Kosovës do të angazhohen në vazhdimësi deri sa të gjithë të rënët të sillen në tokën e tyre tha i pari i vendit, Hashim Thaçi, në tubimin e mbajtur më rastin e 20 vjetorit të masakrës ku humben jetën 113 martir në Krush të vogël.

Ai tha se ndonëse është ditë pikëllim sot është edhe ditë krenarie kur shohim se këta fëmijë po shkollohen në Kosovën e Pavarur.

” Sot jemi mbledhur bashkë këtu për ri nderuar 113 martiret e Krushës së Vogël dhe mbi 13 mijë viktimat e dhunës nga Lufta. Sot kujtojmë të gjithë ata që u vranë vetëm pse ishin Shqiptarë. Pas fillimit të fushatës së bombardimeve nga NATO,  Serbia filloj edhe më shumë gjenocidin ndaj Kosovës. Popullata e pa armatosur pësoj rende në Celin në Krush të madhe e të Vogël në Fortës, ndërsa këtu ndodh edhe masakra më e madhe.

Shumë prej jush i keni humbur më të dashura sit e 20 vite ne s’do ti harrojmë asnjëherë krimet e Serbisë herët a vonë ata do të japin përgjegjësi. Zëri juaj loti juaj dhe dhimbja flet më shumë se çdo gjë. Të gjitha institucionet e vendit do të jenë të angazhuar për ti sjellë të rënët ne token e tyre. Por edhe ju e din se edhe sot i kemi përball njerëzit e instaluar në Beograd. Sot për qa sa është ditë e pikëllimit është ditë e krenarisë që këto vajza dhe djem të ri po shkollohen në Kosovën e Pavarur dhe në në Kosovë qa ka synim anëtarësimin Evropian dhe marrëdhëniet e mira më Amerikën”.

E ndonëse Krusha më emër të vogël, kjo Krush ishte ajo e cila pati më se shumti të vrarë gjatë Luftës në Kosovë, tha Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës.

Në tumbimin e mbajtur në Krush të vogël më rastin e 20 vjetorit të masakrës ku humben jetën 113 martirë, Haradinaj tha se do të angazhohen në vazhdimësi për ata të cilët janë gjallë.

” Ndonëse Krusha e vogël ky vend është vendi më i madh që ka pasur më se shumti viktima nga lufta. Duke qenë këtu e duke ju parë do ti nxjerrim edhe ne më të mirat për ju ndaj martireve dhe veteraneve por edhe ndaj fëmijëve të të renëve”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme