Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe sot ka vazhduar me kundërshtimin e marrë mbrëmë nga Qeveria e Kosovës për kufizim të lëvizjes së personave dhe automjeteve.
Thaçi në një konferencë për medie ka thënë se këtë vendim e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese, shkruan arbresh.info.
“Kam vendosur që t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për interpretim të çështjes lidhur me kufizim e të drejtave dhe kufizime themelore që mbrohen me Kushtetutë”, ka thënë ai.
I pari I vendit ka thënë se askush nuk është mbi ligjin.
“Mbi kushtetutën e Kosovës nuk qëndron askush, askush nuk qëndron mbi ligjin dhe nuk ka të drejtë të shkel mbi të. Shëndeti publik është mbi të gjitha, ftoj edhe një herë për unitet e solidaritte, kujdes maksimal, distancë fizike mes njerëzve, për përmbajtur dhe urti. Jam I bindur se bashkarishtë edhe këtë vështirësi do ta kalojmë së bashku”, ka shtuar ai.
Por, ai në fund ka bërë të njëjtin deklarim si Qeveria, të qëndrohet në shtëpi.
“Mënyra më e mirë për përballim të virusit është, rrini në shtëpi, mos lëvizni pa nevojë pra rrini në shtëpi”, ka shtuar ai./arbresh.info/
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA