Google ADS

Thaçi: Drejtësia duhet të ndriçojë krimet e Qirezit e Likoshanit

10:25 | 28 Shkurt 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar 19 vjetorin e masakrave të Qirezit dhe Likoshanit.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se drejtësia përmasat e krimeve në këto dy fshatra dhe ka kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka përkujtuar masakrat në familjet e Qirezit dhe Likoshanit.

Thaçi ka thënë se në këtë betejë kanë pësuar gra, fëmijë.

Ja çka shkruan Thaçi:

Pas humbjeve që pësuan patrullat e policisë serbe nga një njësit i UÇK-së në Likoshan, në shenjë hakmarrjeje, ata ushtruan terror dhe masakër të paparë në familjet e Qirezit dhe Likoshanit.

Aty pësuan gra, burra, fëmijë, pleq, të rinj dhe të reja. Beteja te lisi gjashtnjakë ishte një paralajmërim i betejave dhe epopeve që do të pasonin në vitet ‎1998-1999.

Drejtësia duhet të ndriçojë përmasat e krimeve në këto dy fshatra dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. HTH./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme