Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përveç lëvdatave dhe urimeve që mori nga presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ai e paralajmëroj shumë shpejt një vizitë në Berlin.
Thaçi tregoi se ka marrë ftesë nga kancelarja, Angela Merkel, për një vizitë në Berlin më 9 maj, pikërisht në ditën Evropës.
Në këtë takim me Merkel, përveç çështjeve bilaterale do të flitet edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Malin e Zi.
“Dhe me lejoni që të iu them se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të jetë një nga çështjet më të rëndësishme që do të diskutoj edhe në Berlin, në takimin me Kancelarën Gjermane, Merkel që do të ndodhë në një datë tepër simbolike, pikërisht me 9 Maj në Ditën e Evropës”, ka thënë Thaçi në konferencë për Media me presidentin Tusk.
Ditëve të shkuar edhe lider tjerë të rajonit kanë vizituar Berlinin. Mirëpo, Merkel duket se ka rezervuar një datë të veçantë për Thaçin, atë të ditës së Evropës
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës