Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në një debat me Sokol Ballën dhe analistët në emisionin “Real Story” të Vizion Plusit. Presidenti Thaçi ka thënë se tani jemi në një fazë të status quo-së, edhe në rrafshin kombëtar, por edhe në atë ndërkombëtar dhe Kosova ka nevojë për një lëvizje më të shpejt, më substanciale, në veçanti atë të konsolidimit në rrafshin ndërkombëtar, për t’u reflektuar dhe në aspektin e brendshëm.
Ai ka thënë se e gjithë bota e di se problematika Kosovë-Serbi është e mbyllur në kuptimin e luftës, por si konflikt i ngrirë ekziston dhe nuk është e mjaftueshme, për bindjen time, që në Kosovë të jemi vetëm të lirë dhe të pavarur. “Ne mund ta përmbyllim misionin tonë kur ta jetësojmë edhe objektivin tonë të tretë.
Pra, lirinë e kemi fituar, pavarësinë e kemi, por tani duhet ta anëtarësojmë vendin në NATO dhe në BE. Prandaj, mendoj se një marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë, që nënkupton njohjen reciproke është e domosdoshme. Si mund të ndodhë njohja reciproke? Unë nuk besoj se ndonjë lider në Beograd një ditë do të zgjohet në mëngjes dhe do të njohë pavarësinë e Kosovës, por kjo mund të arrihet përmes negociatave serioze, përmes dialogut serioz, përmes një procesi natyrisht të ndjeshëm dhe një kompromisi që do të mund të çonte të dy vendet drejt një situate win-win, që nënkupton njohjen reciproke”, ka thënë ai.
Thaçi ka thënë se ata që mendojnë se nuk është koha për dialog, nuk është koha për negociata, nuk është koha për marrëveshje, po gabojnë dhe sa më shumë që shtyhet kjo marrëveshje, aq më i lartë do të jetë çmimi për ne. “Pse korrigjim i kufijve? Në takimin që kam zhvilluar me liderët politikë të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit më është theksuar domosdoshmëria e respektimit të referendumit të qytetarëve të këtyre komunave, të mbajtur më 1 dhe 2 mars 1992, dhe diçka e tillë ka ndodhur më herët. I kam takuar këta liderë në zyrën time dhe ata kanë shprehur në mënyrë unike e unanime një dëshirë të tillë, një nevojë të tillë dhe një të drejtë të tillë.
Kam kërkuar prej tyre se, nëse ata janë serioz në kërkesën e tyre, ta institucionalizojnë këtë kërkesë tek institucionet e Republikës së Kosovës. Një të drejtë të tillë e mbështes fuqishëm, jo vetëm sonte, por ka kohë që e kam deklaruar dhe e deklaroj çdo ditë, do ta deklaroj edhe më tej dhe kam bindjen se do ta jetësojë”, ka thënë Thaçi. Presidenti i vendit ka thënë se shpreson se gjatë negociatave, që nuk do të jenë fare të lehta, do të gjejmë një mundësi, do të gjendet një zgjidhje dhe një variant që do të jetë i pranueshëm edhe për autoritetet në Beograd, që vullneti i qytetarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc të jetësohet dhe kjo pjesë t’i bashkëngjitet Republikës së Kosovës.
“Unë si President i Republikës së Kosovës jam kundër ndarjes së Kosovës, jam kundër krijimit të asociacionit me elemente ekzekutive, apo të krijimit të një “Ahtisaari +” siç po theksojnë disa, sepse një gjë e tillë do të nënkuptonte një “Republika Srpska”, që do të nënkuptonte defunksionalizimin e shtetit të Kosovës, por gjithashtu jam edhe kundër shkëmbimit të territoreve. Tani, se kush kërkon dhe çfarë kërkon, unë nuk flas në emër të askujt tjetër, flas vetëm në emrin tim dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ndokush mendon se ka qenë një deklaratë e nxituar, spontane, e pamenduar. Unë e them lirisht: ka qenë një deklaratë e mirëmenduar, shumë mirë e studiuar, shumë e analizuar dhe qëndrim i Presidentit të Kosovës, por mund të them edhe i shumicës së politikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Sipas tij, çdo proces i vështirë natyrisht që ngërthen në vete një shkundje në opinionin publik, shkundje që për mendimin e tij është e shëndetshme.
Por, Thaçi ka thënë se ka pritur më tepër kundër-reagime racionale të bazuara në fakte, jo në mllef, jo në urrejtje, jo në shpifje, jo në denigrime, jo në fyerje.
Megjithatë, sipas tij, me kalimin e kohës edhe debati po kanalizohet në rrugë të drejtë.
Ukraina sulmon me dronë fabrikën kimike të armëve në Rusi
Haradinaj në takim me fermerë, premton mbështetje financiare...
‘Kryeqyteti pa makina’, Rama: Nga 1 janari me biletë të përb...
Skena të “nxehta” mes Drilonit dhe Gresës
Abdixhiku zbulon kandidatët e LDK-së për deputetë nga Peja
Goditje e rëndë për Real Madridin – dyshohet se ylli i ekipi...