Google ADS

Thaçi do kompromis, por s’ka përkrahje nga të tjerët, thotë Daçiq

13:46 | 19 Korrik 2018
Arbresh.info

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka deklaruar sot se nëse Kosova do kompromis me Serbinë, nuk mund të vërë qëllime maksimaliste siç është pavarësia.

“Nëse duan që të arrihet te kompromisi, të gjithë duhet të krijojmë atmosferë për kompromis e jo të vëmë qëllime dhe kërkesa maksimaliste”, citon tv pink të ketë thënë Daçiq.

Duke komentuar dialogun e Brukselit dhe deklaratat e Hashim Thaçit, ai ka thënë se e gjitha ka qenë shfaqje për opinionin e Kosovës marrë para sysh se e gjithë udhëheqja e Prishtinës ka shkuar në Bruksel.

“Ekziston tregimi se Thaçi do dialog dhe përpiqet për kompromis, por nuk po e përkrahin të tjerët. Tani Federica Mogherini i ka ftuar të gjithë në takim të shohë nëse duan të marrin pjesë në proces ose jo”, ka sqaruar Daçiq.

Duke komentuar lajmin se Amerika po i armatos Forcat e Sigurisë së Kosovës, Daçiq ka thënë se kjo nuk e çudit pasi bëhet fjalë për aleatë të vjetër ndërsa ka shtuar se me Rezolutën 1244 nuk parashihet që Kosova të ketë Ushtri dhe se e vetmja ushtri duhet të jetë KFOR-i.

Ai ka shtuar se kjo ndihmë amerikane për Kosovën nuk mund të shihet si miqësi për Serbinë dhe kjo do të jetë temë e tij me zyrtarë amerikanë gjatë takimeve në javën e ardhshme.

Ai ka përfunduar se Kosova është fëmijë e administratës së Clintonit, ndërsa tash SHBA-ja nuk ka besim në BE, NATO dhe OKB.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme