Google ADS

Thaçi: Ditët në vazhdim do të shpalosen projektet kapitale me te mëdha në historinë e KEK-ut

13:35 | 12 Mars 2019
Arbresh.info

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi ka paralajmëruar projekte të mëdha për KEK-un.

Thaçi përmes një postimi në facebook ka shkruar se përmes këtyre projekteve do të sigurohet stabilitet i energjisë për 40 vitet e ardhshme, shkruana rbresh.info.

“Ne ditën ne vazhdim do te shpalosim projektet kapitale me te mëdha në historinë e KEK-ut. Projektet zhvillimore qe janë të domosdoshme dhe te cilat garantojnë siguri dhe stabilitet energjetik për 40 vitet e ardhshme. Hapja e minierës se Re dhe rivitalizimi i “Kosovës B”, ka shkruar ai.

I pari i KEK ka treguar për disa nga investimet që do të bëhen.

“Investimet ne kapacitetet prodhuese qe rrisin jetëgjatësinë e blloqeve dhe sasinë e prodhimit vendor. Investimet embientale ne pjesën e teknologjisë dhe ne natyre. Dhe projekti me ambicioz qe është parku i pllakave solare. Konform politika zhvillimore Korporata Energjetike e Kosovës me këtë te fundit meton te beje revulucion në fushën e energjetikes”, ka shkuar ai.

“Përfundimisht me kombinimin e mënyrave te gjenerimit te energjisë elektrike do te krijojmë mundësi te reja për zhvillimin e korporatës dhe tërë Kosovës”, ka përfunduar Thaçi/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme